Policia e rajonit të Prishtinës, po bën një punë të shkëlqyer në drejtim të arrestimit të personave të kërkuar, të atyre të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale si dhe gjetjen e armëve dhe municioneve që kohëve të fundit kanë qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë.
“Kësisoj më datë 19.02.2022, rreth orës 22:00, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, është arrestuar një i dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat “Kanosje” Mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe “Asgjësim i pasurisë” të ndodhur më datë 16.01.2022, rreth orës 03:45, në rrugën “Skëderbeu” në Podujevë.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari;
-R. A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Ndërlidhur me po të njëjtin rast, sot rreth orës 14:30, policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor edhe të dyshuarit tjetër;
-R. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
i cili pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Po ashtu është sekuestruar edhe; -Një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Tutje, Policia e Kosovës ka thënë se të gjitha nivelet e policisë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe parandalimit të akteve kriminale./5pyetjet.al