Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dal një deklaratë për mediat për çështjen e incernatorëve, duke e cilësuar atë si një afër tërësisht shtetërore, dhe e gjithë ka ndodhur para syve të Ramës.
Ai theksoi se nuk i kanë trembur edhe as nuk i kanë kërcënuar thjesht, po kërkojnë vetëm faktet.
“Shqiptarët e dinë fort mirë se për të marrë një letër nga ky shtet të vërdallisin me javë për gjënë më të thjeshtë, më ordinere. Po ashtu kanë parë javën e kaluar në komisionin hetimor sesi zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim sesi 23 milion euro janë dhënë pa asnjë dokument. Unë e di se shumica e shqiptarëve nuk janë biznesmenë.
Një kryefamiljar shikon 2 apo 3 vende për të marrë tulla apo llaç se diku do e shohë më lirë se dikur tjetër, po ashtu edhe një shtëpiake të njëjtën gjë bën për punët e shtëpisë. Këta me paratë tuaja brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Këta për 1 ditë kanë bërë 17 akte zyrtare, kanë hapur ofertat, kanë përcaktuar fituesit, kanë bërë gati paratë dhe u kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie njërës prej kompanive me zero përvojë për atë punë. Kur dëgjoni këto fakte, çfarë ere ju vjen? Për ditë dhe javë me radhë ju sjellin vërdallë për një letër sado mediokër, ndërsa këta për 1 ditë firmosin 17 akte dhe u japin 23 milionë euro paradhënie, paratë tuaja. Kjo vjen era vjedhje e pastërt, se duket sikur e nderon kur e quan korrupsion. Kush ka firmosur? Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrit. Tani pyetja e dytë? A ka mundësi në këtë Shqipëri me këtë lloj kryeministri, që të bëhen plot 17 akte brenda një dite dhe Agjencia e Prokurimeve Publike të mos dijë asgjë,, po që ky sekretari Ëngjëll Agaçi të firmosë këto 17 akte pa e ditur kryeministri?” është shprehur Basha. /5pyetjet.al