Donald Veshaj duket po shijon “lirinë” pas daljes nga “Big Brother Vip” dhe ajo që është vënë re është mungesa e Beatrix Ramosajt krah tij.
Aktori i humorit së bashku me miqtë e tij janë parë mbrëmë në një nga klubet e natës në Tiranë. Veshaj shoqërohej nga vëllai i tij binjak, producenti Elgit Doda dhe reperi Mozzik. Teksa në skenë po këndonte Fifi, ajo nuk harroi ta përshëndeste aktorin, për t’i lënë më pas vendin në skenë.
Në një video të xhiruar nga fansat, e cila po bëhet virale në rrjetet sociale, Donald dhe Romeo Veshaj janë në skenë me këngëtarin Elgit Doda. Publiku është “ndezur” nga performaca e aktorit teksa në sfond dëgjohej kënga “Toxic Love”, e cila i është dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemanit. /5pyetjet.al