Ditën e sotme banorët e “5 majit” kanë ngritur sërish zërin kundër shembjes së banesave të tyre nga “Unaza e Madhe”.
Protestës së banorëve iu është bashkuar dhe analisti Fatos Lubonja i cili e ka cilësuar këtë projekt si lavatriçja e pastrimit të parave të bandave.
“Këtu është e qartë që gjithë këto shtëpi janë ndërtuar me mundim të gjatë, me djersë. Za thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete. Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit, por qeveria është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ju ruspat për t’i hapur rrugën lavatriçeve të parave. Është një problem i gjerë që përfshin gjithë Shqipërinë, ju jeni një pjesë.
Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër”, deklaroi Lubonja. /5pyetjet.al