Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe njëherë Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.
Ai, në Konferencës e Sigurisë në Mynih, ka thënë se krimet serbe të kryera në Kosovë ishin krime shtetërore.
“E kaluara nuk ka kaluar ende kur krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara”.
“Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynus: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”,ka shkruar Kurti në Twitter./5pyetjet.al