-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Murati: Mërgimtarët po vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillim të vendit

Kryesoret

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

“Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës!

Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj. 

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar. 

U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.”, ka shkruar Murati./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit