-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA po bën të pamundur të shmangë luftën, Blinken kërkon takim me Lavrov

Kryesoret

Blinken do të takohet me ministrin e jashtëm rus me kusht që Rusia të mos pushtojë Ukrainën.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha për CNN se ai po planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov këtë javë me kusht që Rusia të mos pushtojë Ukrainën në këtë periudhë.

“Nëse [Rusia] nuk pushton, unë do të jem atje. Shpresoj se ai do të jetë gjithashtu atje. Do të bëj gjithçka që mundem për të parë nëse mund të çojmë përpara një zgjidhje diplomatike për këtë krizë të krijuar nga Rusia dhe agresioni i saj kundër Ukrainë”, tha Blinken.

Ai vuri në dukje se SHBA ka vënë në tryezë një numër idesh që ne mund të ndjekim që do të forconin sigurinë për Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Evropës.

“Kjo është biseda që unë e mirëpres me ministrin e Jashtëm Lavrov. Kjo varet tërësisht nëse Rusia pushton apo jo,” tha Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit