Shoqatat e Bareve dhe restoranteve ka reaguar kundër kryetares së komitetit teknik të ekspertëve se “nuk do të ketë lehtësim dhe aq më tepër heqje të masave AntiCovid edhe për disa kohë”.
“Është nevoja t’i kujtojmë këtij komiteti se më të penalizuarit për të gjithë ekonominë e vendit vazhdojnë të mbeten aktivitetet e shërbimit të cilët i vënë ‘drynin’ mjediseve që në orën 23:00 ndërsa në vendet e tjera evropiane intervalet e mbylljes janë vetëm pak orë (shikoni Holandën).
Me keqardhje përcjellim gjykimin kolektiv të bizneseve të bareve, dhe restoracionit për këto masa, të cilat i përkthejnë si absurde dhe madje qëllimisht penguese veçanërisht në këto momente kur vendet evropiane nga më skeptikët si p.sh Gjermania, japin mesazhe optimiste dhe shprese se deri në muajin Mars masat jo vetëm do të lehtësohen, por madje do të hiqen.
Nga vendet e rajonit Greqia duke nisur nga data 1 Mars fillon sezonin turistik duke hequr çdo masë kufizuese, madje duke filluar nga sot ka lehtësuar ekstremisht këto masa. Nuk mund të vazhdohet me këto qëndrime e vendime të njëanshme dhe të paargumentuara.
Shoqatat përfaqësuese të kësaj industrie propozojnë heqjen e të gjitha kufizimeve për ti dhënë frymëmarrje kësaj industrie që vuan e vetme pasojat shkatërruese të pandemisë” – thuhet në deklaratën e Shoqatës Shqiptare e Turizmit.
/5pyetjet.al