Ditën e sotme regjisori i “Big Brother Vip” Eduard Grishaj ka folur në lidhje me pakënaqësitë rreth çmimit të parë, që u fitua nga balerini Ilir Shaqiri.
Në media flitet se Donald Veshaj, që doli i dyti ka shprehur pakënaqësinë e tij, ndërsa vetë regjisori Grishaj tha se nuk njeh asnjë shqiptar që të pranojë humbjen.
Deklaratën e Eduartit, që është njëkohësisht partneri i saj, Arbana e ka shpërndarë në instagram duke aluduar se ishte si një “thumb” për Donaldin.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar”, shprehet Eduarti.
Ndërkaq pritet ende një reagim nga ana e Donaldit.
/5pyetjet.al