Beatrix Ramosaj ka reaguar në rrjete sociale pas përfundimit të “Big Brother Vip”. Këngëtarja ka vendosur ta anashkalojë Donaldin duke postuar këshilla për ndjekësit e saj se si duhet t’i kenë raportet me partnerët duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është krisur.
“Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë. Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë. Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh. Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes. Për mua do të thotë bota. Shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj. Mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë” shkruan ajo.
/5Pyetjet.al