Jorida Tabaku i kërkoi dëshmitarit në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Armando Subashi, kryetar i Bashkisë së Fierit, që të jetë më konkret në përgjigjet e tij ndaj pyetjeve. Megjithatë, në komision nisi një debat mes kryetares Tabaku dhe Subashit, duke kaluar edhe në çështje personale.
Tabaku: Kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë komision. E zëmë se është një familjar i zotit Subashi për këtë çështje. Nuk ka asnjë lidhje për qëllime të këtij komisioni ai raport.
Subashi: Zonja kryetare, nuk të kam ofenduar për asnjë çast. Nuk jam marrë me familjarët e tu, se po të doni mund të merrem.
Tabaku: Mund të merreni me kë të doni.
Subashi: Tërhiqe atë që the.
Më pas ndërhyri Belind Këlliçi për të qetësuar “gjakrat” duke kërkuar që të mbeten te çështja dhe të mos kalojnë në çështje personale.