-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edmond Spaho zbulon pse braktisi Hetimorin për inceneratorët

Kryesoret

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, foli këtë mbrëmje në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ për çështjen e inceneratorëve. Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Spaho deklaroi se shifrat e mëdha të parave nuk mund të jepen pa dijeninë e kryeministrit.

Spaho, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD, u shpreh skeptik për produktin e këtij komisioni. Ai theksoi se ky komision është i destinuar të dështojë. “Ne jemi në dëshirat e tekat e mazhorancës”, tha ai.

“Unë kam drejtuar 2 komisione hetimore. Ka pasur raste kur njerëz që kanë qenë për të çuar për ndjekje penale janë pyetur dhe asnjë nuk i ka penguar. Me të gjitha gjasat ne duhet t’i dëgjonim gazetarët që gjetjet të administroheshin. Për më tepër, argumenti i konfliktit të interesit nuk qëndron. Nënkryetarja e komisionit ka qenë pjesë e procedurave të dhënies së koncesionit të Elbasanit, në funksionin e ministres së Shtetit. Ajo ka firmosur dokumentet për Elbasanin. Një tjetër deputet i mazhorancës ka lidhje të ngushta familjare me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, e cila është nën hetim. Media është e vetmja që ka rrëmuar në avancë. Vendosa që të mos isha pjesë e këtij komisioni. Mazhoranca ka mbajtur një qëndrim destruktiv në punën e këtij komisioni, ka refuzuar të bashkëpunojë për dhënien e dokumenteve. Edhe sot që po mbyllet puna e komisionit ka ende dokumente të paardhura. Shumica e kohës u shfrytëzua për të mbledhur një pjesë të informacionit”, tha Spaho.

Më tej, ai theksoi se është e domosdoshme që të ndryshojë menjëherë ligji për komisionet hetimore. “Unë jam skeptik që do të arrihet një produkt, pasi vet ligji është i ndërtuar në një mënyrë që nuk të lejon të konkludosh, pasi palët mbajnë qëndrime partizane. Për të pretenduar që të ketë një lloj ndryshimi në punën e komisioneve duhet filluar me korrigjimin e ligjit. Ligji nuk të favorizon që të kryhet një punë që të jetë në interes të shoqërisë. Sikurse është edhe ligji për referendumi, i cili ekziston, por nuk jemi në gjendje të mbajmë referendum. Ne jemi në dëshirat e tekat e mazhorancës. Një nga veprimet ishte moslejimi i gazetarëve të dëshmonin”, tha Spaho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit