-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxhaj: Qeveria po dështon të kundërgodasë Rusinë, e cila po godet vazhdimisht Kosovën 

Kryesoret

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se Kosova po dështon ta kundrgodasë Rusinë përkundër të gjitha deklaratave sulmuese të fundit të bërë ndaj kësaj të fundit ndaj Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt.

“Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai, tutje tha se kjo tregon që Kosova veçse është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë! “Këtu goditet Kosova, por edhe partnerët tanë perëndimor! Një goditje e strukturuar ndaj Kosovës e asesi një rast i izoluar, por, ky nuk është fundi!”.

“Në të kaluarën, çdoherë qëllimshëm dhe në mënyrë të menduar mirë kemi reaguar kundër propagandës ruse në mënyrë zyrtare, duke dërguar dokumente strategjike në pjesë të ndryshme të botës për t’i shpërfaqë gënjeshtrat e tyre në mediat botërore!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka potencuar se Qeveria e Kosovës po dështon të kundërgodasin Rusinë sepse, sipas tij, nuk mjafton një postim në “Twitter” si reagim ad-hoc e as një deklaratë për media kosovare për të bindur se po ndodhë diçka!

“Goditja ruse e javës së fundit ka mundur ta përcaktojë numrin aq të vogël të takimeve dhe nivelin e ultë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih! Por, ndoshta krerët shtetërorë që ishin atje nuk e kuptojnë as kah po ju vjen!”, ka shkruar tutje ai.

Gjithashtu, Hoxhaj ka treguar se që nga fillimi i krizës në Ukrainë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë nuk është takuar asnjëherë duke potencuar se Serbia ka mbledhur Këshillin e saj për t’i dhënë mbështetje betejës kundër Kosovës./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit