-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzoi inceneratorët, Cani në komision: Tre arsyet përse s’i firmosa

Kryesoret

Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave dëshmoi sot në komisionin hetimor për inceneratorët. Cani nuk pranoi që të firmoste për koncesionet e inceneratorëve dhe kjo duket se ishte arsyeja e largimit nga posti i ministrit. Shkëlqim Cani ishte pro propozimit të Bankës Botërore, që parashikonte trajtimin e plehrave në një mënyrë tjetër dhe kostoja do të ishte diku 18 milionë euro dhe jo impianteve që u miratuan me koncesion. Pas tij erdhi Arben Ahmetaj, që u hapi rrugën inceneratorëve. Ai tha se ishin tre arsyet që refuzoi të firmoste koncesionin për inceneratorët kur ishte ish-ministër ishin; nuk jepej argumenti financiar, nuk bazohej në ligj dhe ana tekniko-financiare e koncesionarit.

Debati në komision

Jorida Tabaku: Ju falënderoj që erdhët, edhe pse keni kohë që jeni larguar nga politika.

Shkëlqim Cani: Betohem se do të them të vërtetën.

Jorida Tabaku: Ju kujtohet procedura për inceneratorin në Elbasan?

Shkëlqim Cani: Kam kënaqësi që jam prezent, pasi duam të nxjerrim të vërtetën. Do ta kisha të vështirë që pas 7-8 vitesh të kujtoj gjithçka, por më keni ndihmuar me materialet dhe tani e kam të qartë si kanë rrjedhur procedurat. Do të sugjeroja që gjithmonë të jetë kështu për të gjithë ata që ftoni, pasi koha e venit kujtesën. Shkurt; kujtoj, por jo të gjitha detajet.

Jorida Tabaku: Gjithcka ka nisur nga kërkesa e Lefter Kokës, që ju kërkon të përcaktojë për cdo projekt, përballueshmërinë, pra a ka fonde buxheti për këtë koncesion? Ju jeni përgjigjur, që ky projekt, nuk ka asnjë informacion për ta vlerësuar. Nuk shoqërohet me dokumentacion, nuk janë plotësuar kushtet dhe kriteret. Kjo është shkresa juaj e parë. Koka vazhdoi dhe ju po me të njëjtat përgjigje. Keni qëndruar kërkesave të ligjit dhe VKM-së. Cfarë ndodhi në fund të kësaj procedure, pse ministri, ju atëherë keni kthyer një përgjigje, që nuk është miratim i kësaj procedure?

Shkëlqim Cani: Po. Ashtu është. Kemi një korespodencë. Biem dakord që bazohet në legjislacionin në fuqi dhe VKM, që kërkon një set dokumentesh, që duhen plotësuar që ministria të bëjë shqyrtimin dhe të vijojë me miratimin dhe fondet. Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat ligjore dhe aktet. Kështu që është normale që ne të kryenim kështu. Ka ardhur dhe një projektvendim, ku kërkohet që të zbatohet një procedurë e vecantë lidhur me djegësin ose inceneratorin, do ta them djegësi i mbetjeve. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne, që nuk përputhet me ligjin, sepse tre janë opsionet, nuk është në këto të treja dhe nuk është brenda këtyre, dhe merreni kthejeni dhe gjeni një nga tre mënyrat. Aty kërkojmë edhe të dhëna për firmën, që më shumë e shohim nga kapacitetet financiare. Ministria e Financave është “konservatore” dhe kërkon që leku të kthehet mbrapsht.

Jorida Tabaku: Ju keni refuzuar procedurën dhe kompaninë.

Shkëlqim Cani: Nuk e kisha dijeninë për cfarë është dhe sa kapacitet kishte. Nuk dua të më vishet mua. Jo të gjitha firmat, i kanë paratë vetë, edhe mund të marrin huat, por ne jemi të interesuar, para se të japim paratë, nëse janë në gjendje të kryejnë aktivitetin.

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që sapo filloi procedura pati një shtesë në buxhetin e shtetit?

Jorida Tabaku: Me VKM që thoni është miratuar kjo, unë nuk e di, ministria e Financave ka qenë kundër të që vendoset procedurë tjetër. Nuk ka VKM që e miraton këtë procedurë jashtë ligjit.

Shkëlqim Cani: Nuk do të hyj në debat teorik.

Shkëlqim Cani: Ju nuk jeni dakord për të treja arsyet, por ka kaluar një vendim i qeverisë për dhënien e miratimit për sigurimin e financimit për koncesionin e Elbasanit. Atë që ju e thatë JO qeveria e ka kompensuar me VKM. Nuk ka as për Fierin dhe as për Tiranën, por vetëm për Elbasanin. Ju jeni në rregull për punën tuaj.

Shkëlqim Cani: Më duket se ka një ngatërresë. Po ju them nga ministria e Mjedisit u paraqit një projektvendim, për tre arsye, Financa ka qenë kundër;

1.Ne kemi thënë që materialin që keni paraqitur, nuk jepet argumenti financiar.

Më kryesorja, ju themi që “nuk jeni bazuar në ligj lidhur me koncesionet, PPP-të”. Pra ky projektvendim, në dijeninë time nuk është miratuar.

2. Pastaj lidhur me financimin, koha ecte, ose do të bëhej, ose jo, por tani jam i kufizuar në të folur, pasi ishte emergjencë, mbledhja e mbeturinave dhe ndoshta ka kjo ka qenë që të përshpejtohet dhe të mos pritet.

3. E treta është firma, nga ana teknike dhe financiare për të përmbushur detyrimet. Kërkuam që dy palët të ishin në gjendje për të përmbushur detyrimet. Prandaj ministria e Financave e ka refuzuar.

Jorida Tabaku: Keni pasur debate me stafin teknik të Financave atë kohë?

Shkëlqim Cani: Nuk më kujtohet, por unë nuk debatoja për anën teknike. Cdo gjë ka rrjedhur. Unë po qe, se po dal pak nga ajo…se kur je ministër vetëm kërkon. Unë e kam bërë punën si duhet. Duhet lavdëruar stafi për atë pjesë të mirë që ka bërë

Jorida Tabaku: A i keni ngritur shqetësimet me Ramën?

Shkëlqim Cani: Jo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit