Deputeti democrat Edi Paloka i është kundërpërgjigjur ambasadores Yuri Kim pas deklaratës së sotme duke thënë se po dëmton imazhin e vendit.
Ai gjithashtu ka thënë se Yuri Kim po përpiqet te prishë marrdhënien e SHBA-së me Shqipërinë.
“Pra sipas jush zonja ambasadore, shqiptaret duhet te votojne kandidatet e ketyre…?!!
Keta shqiptaret i njohin mire po dhe ju zonje , sikur vetem skandalin e fundit te inceneratoreve te kishit ndjekur, do e dinit po aq mire se kush jane te korruptuarit e kryekorruptuarit ne kete vend.
Vertete nuk e kuptoni se keshtu nuk po beni gje tjeter , vecse po demtoni imazhin e vendit qe perfaqesoni perpara nje populli qe ate vend e adhuron pikerisht per vlerat dhe parimet qe perfaqeson e jo vetem per historine qe na lidh?!
Keni thene dikur se ka nga ata qe perpiqen te prishin marrdheniet midis SHBA dhe shqiptareve! Po ju them sot, se askush me shume se ju nuk po perpiqet ta bej nje gje te tille duke u vene ne krah te nje qeverie qe vete Departamenti juaj i Shtetit e ka cilesuar si me te korruptuaren ne rajon!”, ka shkruajtur Paloka.
/5pyetjet.al