-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Koncesionarit të Tiranës iu shtuan 10 mln euro, depozitimi mbeti 29 euro/ton, Balluku bën sehir

Kryesoret

Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike ka ngritur akuza të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve. PD akuzon se inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga Bashkia e Durrësit pa miratim paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Këshilltari Ligjor i Grupit të PD-së, Marash Logu me anë të një postimi në Facebook thotë se në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në kundërshtim me kontratën koncesionare, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga bashkia Durrës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Njësia e Zbatimit të Projektit të Tiranës i rekomandoi Ministrisë amendimin e kontratës, përpara se konçesionari të pranonte mbetjet e Durrësit. Ministria nuk mori asnjë masë.

Në shkelje të kontratës koncesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Megjithëse, konçesionarit iu shtuan 10 milionë euro të ardhura nga mbetjet e bashkisë Durrës dhe 40 milionë euro nga depozitimi i dherave të bashkisë Tiranë, sërish tarifa për depozitimin e mbetjeve mbeti e njëjtë 29 euro/ton (41 euro/ton sipas përllogaritjes së KLSH-së). ‼️Inceneratori i Tiranës pasurohet, buxheti i shtetit pakësohet dhe qytetari varfërohet”, u shpreh Marash Logut nga PD.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit