-sidi education-spot_img
11.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia arreston të dyshuarin në Podujevë, si dhe sekuestron një armë

Kryesoret

Të shtunën në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, është arrestuar Ridvan Ademi, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale: “Kanosje” Mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe “Asgjësim i pasurisë”.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit të Ridvan Ademit, 32-vjeç, ndaj të njëjtit prokurori ka marrë vendim për ndalim prej 48-orësh.

Ndërsa, të dielën, policia ka prangosur edhe vëllain e tij “R. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”. I cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Policia ka thënë se veprat penale të cekura më lartë, dyshohen se kanë ndodhur më datë 16.01.2022, rreth orës 03:45, në rrugën “Skëderbeu” në Podujevë.

Po ashtu është sekuestruar edhe një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Ridvan Ademi është emër i njohur për Policinë e Kosovës, pasi dyshohet se edhe në të kaluarën ishte implikuar në vepra të tjera penale./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit