Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesenatico, Itali, pasi dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Karabinierët e kapën në flagrancë teksa i dorëzonte një blerësi një dozë kokaine prej 1.2 gramësh.
Pas arrestimit, në xhepin e xhaketës së tij u gjetën 7 doza kokaine, me një peshë totale prej 5 gramësh, dhe 385 euro që dyshohet të jenë të fituara nga shitja e drogës.
Pasi vijuan hetimet në zonën përreth, u gjetën edhe 56 doza të tjera kokaine, me një peshë rreth 42 gramë, të fshehura në katër kuti metalike çamçakëzi në një kopsht.
Kontrollet u shtrinë edhe në shtëpinë e të riut, ku u sekuestruan dy doza kokaine, një dozë marihuane, 1,500 euro dhe pajisje të përdorura për paketimin e drogës.
Gjykata e Forlì konfirmoi arrestimin e tij dhe vendosi masën e qëndrimit të detyrueshëm në provincën Forlì-Cesena, deri në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në fund të muajit maj.
/5pyetjet.al









