-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit

Kryesoret

Sot rreth orës 13.30 në lagjen Pejton (rruga “Robert Doll”) të Prishtinës ka ndodhur një sulm fizik ndaj ekipit të RTV Dukagjinit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, thotë për Telegrafin se i dyshuari pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që një person ka sulmuar ankuesin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar, mashkull, rreth 70 vjeç, përderisa ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese për procedim të mëtejmë të rastit”, ka njoftuar tutje Borovci.

Sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke shtuar se kjo shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.

“Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj”, thuhet në njoftimin e AGK-së./5pyetjet.al

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon rastin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit