-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS çoi Tabakun në SPAK, Basha: Nuk do të tërhiqemi për inceneratorët

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar duke e cilësuar procesion kundër drejtësisë, kallëzimin e PS-së për kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku. Lideri demokrat ka një thirrje për Ramën dhe një për drejtësinë.

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur punën për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro. Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit