Ditën e sotme ka ndodhur një debat në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku Partia Socialiste tha se do të denonconte Jorida Tabakun në SPAK.
Menjeherë pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe SPAK i cili tha se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore.
“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku. Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.
Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet”, thuhet në reagimin e SPAK.
/5pyetjet.al