Të tjera shtëpi janë gati për banorët e prekur nga tërmeti në Kavajë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtesat e reja.
“Mirëmëngjes, dhe me hapjen e të tjera dyerve të reja për familjet e prekura nga tërmeti në Kavajë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në shtëpitë e reja janë futur disa familje duke filluar nga Laçi, Thumana dhe Durrësi, por procesi ende nuk ka përfunduar.
/5pyetjet.al