-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivali i Vuçiç në garën për president: Kosova është Serbi, zgjidhja do kohë

Kryesoret

Vetëm një kandidat është zyrtarizuar për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, që zhvillohen në prill. Ai është gjenerali serb Zdravko Ponosh, kandidat i listës “Serbia e bashkuar” të cilën e përbëjnë disa parti opozitare.

Ponosh me të kaluar edhe në luftën e Kosovës, thotë se kjo çështje “nuk mund të zgjidhet brenda një mandati e ndoshta as brenda një gjenerate politike”.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe secila zgjidhje duhet të jetë më e mirë se e mëparshmja”, ka thënë ai të dielën në një emision televiziv, shkruan portali “Kossev”.

Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë dhe për këtë nuk ka diskutim. Po ashtu, ai ka thënë se nuk duhet të lejohet që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së.

Ponosh, gjeneral në pension nga ushtria e Serbisë, pritet të jetë një prej kundërshtarëve të presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën, por e ka paralajmëruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit