-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’i kam parë kurrë”, Balluku: Më keni ndjekur këmba këmbës, për dherat pyesni Veliajn-LIVE

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sonte në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, që janë shpallur në kërkim nuk i ka parë në foto dhe as nuk i ka takuar.

Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto” tha  Balluku.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi e pyeti ministren nëse “keni zhvilluar ndonjë takim elektoral brenda inceneratorit të Tiranës apo keni marrë ndonjë mbështetje financiare nga kompania “Integrated Energy BV SPV”?

“Nuk ia kam lejuar vetes që të futem në landfillin e Sharrës, dhe t’i me kë ndjekur këmba këmbës për të më kapur në konflikt interesi.

Sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare ndonjëherë nga ndonjë subjekt që mund të kem ndonjë konflikt interesi për shkak të detyrës. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë” tha ajo duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Një pikë e fortë e debatit dhe akuzave në komision ka qenë akuza e shoqatës së ndërtuesve se bashkia Tirana i ka detyruar që të depozitojnë dherat në Sharrë, pasi në të kundërt nuk merrnin leje.

Por, “a ka një kontratë për depozitimin e dherave” e pyeti Jorida Tabaku. “Ndoshta ia kërkoni kryetarit të bashkisë, unë boll kam punët e mia” ishte përgjigja e Ballukut.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit