Shqipëria, por edhe vendet e tjera në rajon pritet që të përfshihen nga një moti i keq me stuhi dhe erë të fortë, që do të ndikojë edhe të lëvizja. Për këtë arsye Autoriteti Portual Durrës njofton se dy tragete do të nisen 3 orë më herët. Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT‼️
⚠️Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut🌊, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.
👉🏻Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.
👉🏻Përkatësisht, imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.
👉🏻Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.
👉🏻Ju lutem, për çdo sqarim, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare, ëëë.durresport.al
#Autoriteti_Portual_Durrës⚓️
/5pyetjet.al