8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Tabaku e vendosi me “shpatulla pas murit” për inceneratorët, Sako: Jam krenare, më lini të flas, ose ika

Kryesoret

Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës dhe kandidate për zgjedhjet e 6 marsit për të vijuar në këtë detyrë dëshmoi sot në komisionin hetimor për inceneratorët, që drejtohet nga Jorida Tabaku.

Debati në komisionin hetimor

Emiriana Sako: Ju falënderoj që më keni thirrur edhe pse jam jashtë objektit të këtij komisioni, por po bëj një sqarim për mbetjet urbane në Durrës. Durrësi ka shpëtuar…..

Jorida Tabaku: Ju lutem, do ju drejtoj pyetjet dhe ju më përgjigjeni. Pyetjet ju drejtoj unë. Nuk kam dëshirë për debat. Por unë kam këto pyetje? Kur e keni marrë detyrën?

Emiriana Sako: Unë kam filluar në 2009 në bashkinë e Durrësit dhe në 23 prill 2020 mora detyrën si kryetare bashkie. Më parë n/kryetare bashkie, drejtore e shërbimeve publike dhe specialiste e thjeshtë.

Jorida Tabaku: Besoj që e dini që në 10.07.2018 këshilli vendosi të kërkonte shpalljen e emergjencës mjedisore? Cfarë ndodhi nga ky moment, cfarë masash morët ju në të gjitha postet që keni pasur?

Emiriana Sako: Do të bëj një prezantim ku ndodhet Durrësi sot dhe si ka qenë….

Jorida Tabaku: Jo, të lutem, përgjigju për pyetjet e mia, më pas bëni deklaratën në fund….

Emiriana Sako: A do të më lini të flas? Durrësi ka shpëtuar nga ky problem nga zgjidhja që u dha nga qeveria.

Jorida Tabaku: Do të arrijmë edhe te qershori…ju lutem

Emiriana Sako: Më lini të mbaroj. Durrësi sot i depoziton mbetjet në Sharrë duke qenë kjo zgjidhja më e mirë ekologjike dhe ekonomike. Në 2018 është marrë një vendim, që ka kërkuar shpalljen e gjendjes mjedisore. Gjatë kësaj kohe është bërë vazhdimi i depozitimit të mbetjeve në Porto Romano.

Jorida Tabaku: Nga data e vendimit të këshillit, deri në vendimin e AKU-mit për mbylljen e vend-depozitimit në Porto Romano …

Emiriana Sako: Bashkitë nuk mund të marrin masa për mbylljen, sepse nuk kanë buxhet. Përpara se të merrej vendimi, në qershor 2020 patëm një kaos në qytet për mbetjet, pasi Porto Romano u mbyll për t’u kthyer në park. Para se të merrej vendimi u jemi drejtuar institucioneve për studimin e fizibilitetit. Institucionet, AKUMI, ministria e Mjedisit, hartuan një studim, u dorëzua materiali tek komiteti ndërministror duke miratuar skenarin më të përshtatshëm për Durrësin, që ishte depozitimi në Sharrë. Qarku e miratoi. Dhe pas këtij vendimi u bë miratimi në këshillin bashkiak dhe u jemi drejtuar ministrive për procedurën.

Jorida Tabaku: Kur këto nuk kishin ndodhur, si keni pasur komunikim me kompaninë Integrated Energy BV SPV?

Emiriana Sako: U jemi drejtuar për mbështetje. Nuk kemi marrëveshje direkte. I kemi depozituar, pasi qyteti ndodhej 6 muaj pas tërmetit, kemi pasur konsensus nga Sharra për depozitim pa kosto.

Nuk ka marrëveshje kryetari i bashkisë me Sharrën.

Jorida Tabaku: Ju negociuat pa njoftim duke justifikuar me emergjencën.

Emiriana Sako: Kjo është sipas ligjit. Procedura është normale.

Jorida Tabaku: Jo, nuk është normale, por e detyruar nga emergjenca. Pse pritet një vit e gjysmë?

Emiriana Sako: Sepse duheshin bërë të gjitha procedurat. Në bazë të gjithë dokumenteve u bë vlerësimi dhe ngritja e grupit të punës.

Jorida Tabaku: Pra, i gjithë shteti për një vit e gjysmë u bë presion, u mbyll Porto Romano me vendimin e Alqi Bllakos për t’i çuar plehrat në Sharrë. Me cfarë akti dërguar plehrat në Durrës për një vit e gjysmë?

Emiriana Sako: Por si mendoni se duhet t’i lija plehrat rrugëve.

Jorida Tabaku: A kishit presion nga Rama për t’i çuar plehrat në Durrës?

Emiriana Sako: Jo.

Jorida Tabaku: Dako thoshte është e padrejtë që ta bëjmë këtë procedurë pa garë dhe kjo sipas tij e falimenton bashkinë?

Emiriana Sako: Ju po më kërkoni që ta komentoj? Për këtë arsye kemi marrë mbështetje nga qeveria.

Jorida Tabaku: Ju keni negociuar pa shpallje.

Emiriana Sako: Jam krenare për këtë zgjidhje, pasi Durrësi në vend të Porto Romanos ka një park 16 hektarë dhe nuk depoziton asnjë mbetje në qytetin e vet.

Jorida Tabaku: Sa është kostoja e transportit?

Emiriana Sako: Transporti bëhet nga bashkia e Durrësit, pa shtuar burimet njerëzore dhe ka kosto vetëm karburantin, nuk ka kosto, pasi distanca është shumë e shkurtër. 90% të buxhetit për mbetjet e marrin nga qeveria.

Jorida Tabaku: Tarifat e bashkisë së Durrësit të pastrimit si është reflektuar?

Emiriana Sako: Tarifat kanë qenë të ulëta, sociale. Me ndryshimet në tarifë, ne jemi më poshtë se Pogradeci, Korça apo edhe Tirana. 291 lekë në muaj paguajnë qytetarët e Durrësit në muaj për pastrimin.

Jorida Tabaku: Sa është kosto për një ton mbetje?

Emiriana Sako: Kemi tarifën hyrëse në Sharrë me 29 euro dhe kostot e brendshme, që nuk i kam para në tavolinë, por mund t’jua vendos në dispozicion.

Jorida Tabaku: A keni pasur komunikim me Ramën?

Emiriana Sako: Unë kam ligjin përpara, kur të vijë Rama këtu pyeteni.

Jorida Tabaku: Për një vit e gjysmë nuk morët asnjë masë edhe pse shpallët gjendjen e emergjencës dhe rritët presionin mbi Durrësin për t’i çuar në Sharrë mbetjet. Zoti Dako thotë 29 apo 59 euro, kjo është pa garë dhe kjo është e rëndë, llogarit kur e thotë zoti Dako.

Emiriana Sako: Unë nuk mund të komentoj komentet e bëra nga ish-kryetarë bashkish më herët. Kam lënë punën dhe erdha këtu. Porto Romano dhe Sharra është buxhetuar nga qeveria.

Jorida Tabaku: Alqi Bllako mbylli Porto Romanon që plehrat të shkonin te inceneratori i Tiranës ku i punonte i ati.

Emiriana Sako: Nuk e pranoj të qëndroj në këtë komision me komente. Mos ma hiq fjalën.

Jorida Tabaku: Me qetësi, me qetësi, respekt. Do të flasim për të gjitha cështjet grata, non grata do i trajtojmë të gjitha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit