Që prej mbarimit të “ BB VIP” gjithandej thuhet se Donaldi ka pakënaqësi ndaj fitores së Ilir Shaqirit.
Ai ka hequr nga instagrami i tij moderatoren e emisionit, Arbana Osmani si dhe produksionin, Sara dhe Lori Hoxha.
Pas këtyre lajmeve ka reaguar për here të pare sot, Arbana e cila thotë se nuk ka asnjë pakënaqeësi nga të dy palët.
Përmes një postimi në Instastory ajo thotë:
“Po shoh qe ne mediat online te etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar nje konflikt qe nuk ekziston dhe as nuk do te ekzistoje ndonjehere.
Une dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirenjohes do konkurent ne kete Big Brother, aq me teper Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka perfunduar dhe bashke me te uroj te mbaroje shpejt edhe vala e deshires per te vene kunder njerez qe vetem “kunder” nuk kane qene, nuk jane e nuk do jene ndonjehere”, ka shkruar Arbana.
/5pyetjet.al