-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim u “fut” në fushatë, Spaho: Shkeli Konventën e Vjenës, këtu nuk jemi në provinca

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë u përfshi në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri, që do të zhvillohen në datë 6 mars në 6 bashki të vendit.

Mëngjesin e së hënës, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri u drejtoi një pyetje kandidatëve të Sali Berishës që garojnë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Yuri Kim pyeti kandidatët nëse e dinë që Sali Berisha është shpallur non grata dhe çfarë u premtojnë qytetarëve, kur nuk do ta kenë mbështetjen e SHBA-së?

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Edmond Spaho, reagoi ndaj ambasadores, duke theksuar se është shkelur Konventa e Vjenës, duke ndërhyrë në fushatë dhe në punët e brendshme të Shqipërisë. Ai theksoi se ambasadorja e ka bërë edhe më herët një gjë të tillë, ndërsa u shpreh se këto deklarata kanë efekt të kundërt, duke rritur mbështetësit për “Shtëpinë e Lirisë”.

“Si Komision rithemelimi kemi nxjerrë një deklaratë dhe e cilësojmë të papranueshme dhe të gabuar, është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, shkelje e konventës së Vjenës, përfshirje në zgjedhjet e 6 marsit.

Kjo nuk është hera e parë që veprohet në këtë mënyrë nga ambasadorja Kim. Efekti ka qenë i kundërt, pasi sa më shumë trajtohet në këtë këndvështrim, aq më tepër rritet mbështetje për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”.

Megjithatë, këtu nuk jemi në provinca dhe ligji të shkelet sipas dëshirës. SHBA-të janë demokracia më e madhe në botë nga e cila ne marrim, por të jeni të sigurt se askush nuk të lejon atje që të imponohej kë duhet të votojnë zgjedhësit amerikanë. Ato standarde duhet të zbatohen edhe këtu nëse do të duhet të forcojmë demokracinë”, tha Spaho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit