-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

As Vlahovic si mjafton Juves në Champions, Chelsea fiton pa Lukakun

Kryesoret

Sulmuesi serb Vlahovic e gjeti golin e parë në Champions League me bluzën e Juventusit vetëm pas 36 sekondave në transfertë ndaj Villarrealit, megjithatë në fund bardhezinjtë nuk arritën të fitonin.

Spanjollët reaguan në pjesën e dytë, duke luajtur më mirë se skuadra e Allegrit dhe shënuan golin e barazimit në minutën e 66 me Parejo. Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit sa i përket skuadrës së kualifikuar për në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni.

Ndërkohë, Chelsea mori një fitore komode ndaj Lille, me rezultatin 2-0 edhe pse në fushën e lojës nuk kishte sulmuesin kryesor Lukaku, i cili u la në stol nga trajneri. Për “blutë e Londrës” shënuan Havertz dhe Pulisic.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit