-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden godet rëndë Rusinë me sanksione: Është vetëm fillimi

Kryesoret

Në një konferencë për shtyp këtë të martë, Presidenti amerikan, Joe Biden i përshkroi ngjarjet që po ndodhin tani në Ukrainë si fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës, ndërsa njoftoi sanksione të reja dhe të ashpra për të ndëshkuar Moskën.

Biden shpalli sanksione për borxhin sovran. Kjo do të thotë shkëputje e qeverisë ruse nga financat perëndimore.

“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti. Kjo është një shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar.  Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar”, tha Biden.

“Nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi,” thotë Biden. Po ashtu, Presidenti Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putinit.

Biden u shpreh se SHBA do të vazhdojë të “përshkallëzojë sanksionet” nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë veprimet e saj në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit