Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit në seancën e sotme plenare.
Deputetët opozitarë shprehen vërejtjet e tyre për mosrespektim të rregullores së Kuvendit, në momentin e tejkalimit të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së paraqitjes së dy projektligjeve nga ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku dhe ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se kjo mënyrë e bartjes së pikave nuk ka funksionuar asnjëherë në Kuvend.
“Respektimin e rregullores, duhet dikush të respektojë një kërkesë për mocion procedural për tu shtyrë dhe bartur për seancë tjetër, një çështje që kemi votuar për rend të ditës. Nuk mundemi kështu, s’janë ministrat hajt po këqyrim deri të kthehet dikush. Kjo s’ka funksionuar asnjëherë edhe me rregullore është e përcaktuar”, tha ai, transmeton KP.
Pavarësisht kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se do të vazhdohet në mënyrën e bartjes së pikave të rendit të ditës, pa nevojë për mocion procedural.
“Duke marrë parasysh përvojën dhe traditën e deritanishme vazhdojmë me çka kemi mundësi”, tha ai.
Kuvendi po vazhdon punimet, ku u miratua Projektligji për sistemin e menaxhimit, performancës së komunave dhe skemën e garantit të bazuar në performancë./5pyetjet.al