Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, është personi i radhës që po dëshmon në Komisionin Hetimor për inceneratorët.
Gjiknuri u shpreh në komision përballë anëtarëve se thirrja e tij në komision dhe përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve ishte një autogol për opozitën.
“Kam dëgjuar lloj-lloj idiotësirash me emrin tim, tani kam të drejtën të flas. Ata që ju kanë këshilluar, ju kanë futur në një idiotësi po nejse. Nëse keni dashur ta lidhni timin me këtë aferë, keni bërë një autogol”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërkohë, Helidon Bushati, anëtar i komisionit ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen të jepte përgjigje për pyetjet e bëra dhe të mos dilte nga çështje. “Kjo nuk është One Man Show, kjo është pyetje përgjigje”, tha Bushati.