Ish kryemisnistri, Sali Berisha ka prezantuar në zonë e quajtur Rrethina kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.
Në këtë takim Berisha nuk la pa përmendur primaret dhe theksoi se duhet që vet qytetarët duhet të zgjedhin kryetarin e partisë bashkisë apo edhe këshilltarët, për të pasur një proces sa më transparent.
Po ashtu Berisha përmendi dhe problematikat që ai kishte hasur për rinin e vendit, ku në shumicën e takimeve me demokratët rinia mungonte, por teksa po shprehte se shpresa vetme për ndryshim është Bardh Spahia , ai ngatrroi subjektin zgjedhor.
“S’ka mesazh më shpres dhënës se vota juaj për Bardh Spahin, dhe vota e të gjithë qytetarve për Partinë Demokratike,” u shpreh doktori, por e kapi gabimin shpejt, u kujtua edhe për “Shtëpinë e Lirisë”.