Debati në komisionin e inceneratorëve ishte i fortë mes kryetares Jorida Tabaku dhe drejtuesit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për monopolin e dherave.
Kryetari i shoqatës së ndërtuesve Luigj Aleksi i thirrur si dëshmitar nga komisioni hetimor për inceneratorët denoncoi pak ditë më parë se Bashkia Tiranë i detyronte ndërtuesit që të depozitonin dherat dhe inertet në Inceneratorin e Tiranës pa një dokument zyrtar, por duke i kërcënuar me lejet e ndërtimit.
Por Veliaj, e mohoi duke thënë se kjo është një marrëdhënie mes privatësh. Tabaku e pyeti nëse vendimin e kishte marrë KRT dhe a ishte përgjegjësi e Edi Ramës apo e tij? Por Erion Veliaj u shpreh se “unë përgjegjësitë me Ramën nuk i ndaj, se nuk jam si ju që i shisni drejtuesit”.
Debati në komision
Jorida Tabaku: Kush e mori vendimin për plehrat, ju apo Rama?
Erion Veliaj: Unë Ramën e kam për nder që e kam shok, vëlla. Unë nuk i shes shokët e partisë. Unë dhe Edi Rama…. e pamë si përfunduat ju. Më tregoni adhurimin për liderin që e nxorët me shqelma.
Jorida Tabaku: Po ta them unë, mos më ndërprit, mos u fut skiç këtu.
Erion Veliaj: Luli kërkonte ta bënte 37 euro për ton mbetjet vetëm për landfillim, ndërsa ne e bëmë 30% më pak dhe sot Tirana në cdo vend, Tirana është më e pastër.
Jorida Tabaku: Përgjigju për dherat….
Erion Veliaj: Më lini se nuk ka shans të më ndërprerë njeri. Këtu ne 30 vite, kontrata është 30% më pak se Luli, kur ai thoshte se Saliut i kërkoi që t’ia jepte me 37 euro për ton. Kur vij unë, kishim një gjendje emergjence. Tani cfarë ndodh? Ka privat more. Kasapët prodhojnë kocka, spitalet prodhojnë mbetje spitalore, nuk ka nevojë të vijë te këshilli bashkiak, është marrëdhënie mes ndërtuesve. Ndërtuesi hap gropën dhe e hedh dheu aty, cfarë do i thuash ndërtuesit…
Jorida Tabaku: Kush e mori vendimin ti apo Rama?
Erion Veliaj: Unë dhe Edi Rama jemi një, jo si ju që i digjni njerëzit të gjallë. Marrëdhënia ime e mirë me Ramën është fatkeqësia juaj. Ju e dini, që Kavaja e miratoi vetë, pa këshill bashkiak, kurse unë e miratova me këshill bashkiak dhe toka ishte shtet, cfarë do të miratoja. Luli i bënte pa këshill këto dhe thoshte vendosa vetë, ndërsa unë me këshill. Dhe për dherat tani….Nëse kjo është si historia e delegatëve, që ka më shumë se ulëse…Çështja e dherave është private dhe arsyeja përse u acarova dhe i kërkoj ndjesë komisionit dhe kur ma mbajnë pyetjen persona që janë në konflikt interesi.
Jorida Tabaku: Ne në këtë komision kemi anëtarë që janë në konflikt interesi, unë nuk kam asnjë konflikt interesi.
Erion Veliaj: Pse të djeg ty?
Jorida Tabaku: Mua fare. Është vendim i KRT-së, e ka përgjegjësinë Rama apo është i juaji?
Erion Veliaj: Unë përgjegjësitë me Ramën nuk i ndaj, se nuk jam si ju që i shisni drejtuesit. Marrëdhënien me Edi Ramën e kam për super nderë.
Jorida Tabaku: Sot në burg janë dy ministra, të shitur nga Rama. Pse ke krijuar një monopol pa një vendim të këshillit bashkiak, 45 mln euro, monopol dherat.
/5pyetjet.al