-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Ku e ke vendimin që detyron ndërtuesit për dherat? Shmanget Veliaj: Raport mes privatëve

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dëshmuar sot në komisionin hetimor për inceneratorët në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe në fund deputeti i PS, Alqi Bllako, i akuzuar nga Partia Demokratike si i implikuar në aferën e inceneratorëve.

Debati në komision

Jorida Tabaku: Sapo të kapa një gënjeshtër të jashtëzakonshme

Erion Veliaj: Me qetësi se të dolën rrylat këtu, me qetësi

Ndërhyjnë anëtarët e PS-së në komision, zhurmë dhe debat në sallë

Erion Veliaj: Me qetësi, me qetësi

Jorida Tabaku: Me qetësi, me qetësi.

Erion Veliaj: Në vendimin e këshillit bashkiak, në pikën 7 të relacionit, angazhimi për landfillin, është gjithë përshkrimi i detyrimeve kontraktuale dhe në pikën “g” dhe ngarkon kryetarin dhe planifikimin e fondit.

Jorida Tabaku: Ju lutem vendimi i këshillit bashkiak, nuk arrita ta kuptoj, në cilin nen? E cilës datë.

Erion Veliaj: 28 shtator 2017.

Jorida Tabaku: Por ti ke dhënë miratimin në mars dhe thua kam miratimin e këshillit bashkiak, por këshilli nuk ta ka miratuar buxhetin, nuk ke pasur buxhet, si e ke miratuar?

Erion Veliaj: Qetësohu dhe mblidhe veten, kjo që po bën është histeri. Cfarë presioni kam unë, ky është stan me lepuj, unë të kam mundur në gjykatë. O shokë qetësohuni. Unë them jam parimisht dakord, që Tirana të ketë një vend ku të shkojnë plehrat dhe i kërkoj të këshillit të miratojë vendin se toka është shtet, ndërkohë që ai tjetri, Isa Sakja e miratoi vetë pa pyetur këshillin.

Jorida Tabaku: Mos bëj si llaxhore këtu.

Erion Veliaj: Të kam mundur në gjyq. Ju pse nuk ftoni Lul Bashën, që në 2013 pa këshillin, thotë vendosa vetë, miratoi studimin e fizibilitetit për mbetjet. Lul Basha i miratonte vetë pa këshill.

Jorida Tabaku: Ermonela qetësohu, është e turpshme për ty që merresh me një punonjëse të medias. Veliaj përse gënjyet?

Erion Veliaj: Për cdo pretendim për shpifje të munda dhe do të mund në gjyq.

Jorida Tabaku: Asnjëherë në mënyrë absolute.

Erion Veliaj: Kontraktori i shkollës “Saimi Frashëri” është edhe i vilës suaj.

Jorida Tabaku: Silluni me etikë se je kryetar bashkie. A ka një vendim të këshillit bashkiak Tiranë për përcaktimin e tarifave për dherat?

Erion Veliaj: Në dallim nga Basha që thoshte e mora vetë vendimin ne nuk jemi dopio standard. Nuk ka nevojë për vendim këshilli, pasi ka vetëm një vend ku çohen dherat në Tiranë.

Jorida Tabaku: Balluku tha se ka një vendim.

Erion Veliaj: Po ta shpjegoj, ka një vendim të këshillit për të gjitha detyrimet tona, jo të privatit.

Jorida Tabaku: Kjo është një tarifë e vendosur nga bashkia Tiranë? A ka një vendim të këshillit?

Erion Veliaj: Po të them, që në dallim….unë jam e duruar mund të rri edhe tre ditë këtu. Ti si ndërtuese ke interes për dherat?

Jorida Tabaku: Unë nuk jam ndërtuese.

Erion Veliaj: Ça është kjo bërr bërr bërr që bën

Jorida Tabaku: Përgjigju ku është vendimi i këshillit për dherat?

Erion Veliaj: Lulzim Basha me kunatin krijuan kompani si t’u merrnin romëve.

Jorida Tabaku: Për dherat, cfarë vendimi ka?

Erion Veliaj: Ne cdo pastrim të Tiranës e bëjmë 30% më lirë se Basha.

Jorida Tabaku: Më thuaj vendimin e këshillit bashkiak për dherat?

Erion Veliaj: Unë e di që je edhe ndërtuese dhe të djeg edhe për dherat.

Jorida Tabaku: Të lutem vendimin e këshillit

Erion Veliaj: Nuk ka lidhje bashkia që i hidhnin dherat. Është marrëdhënie mes privatëve.

Jorida Tabaku: Jo nuk është. 45 mln euro ja keni dhënë Zotos dhe Mërtirit.

Erion Veliaj: Njeriu ka një cipë…

Jorida Tabaku: I detyrove të marrin 45 mln euro

Erion Veliaj: Moj zonjë, ke konflikt interesi, se je ndërtuese.

Jorida Tabaku: Ku e ke vendimin?

Erion Veliaj: Pse do të marr unë vendim ku do të hedh xhaxhai yt dherat

Jorida Tabaku: Xhaxhai im ka vdekur

Erion Veliaj: Mos qani hallin e pallateve të saj. Por po ta ilustroj me një shembull. Ke zhvillim te Fusha e Aviacionit, ku familja juaj e nderuar (Tabaku i heq fjalën).

Jorida Tabaku: Kthe përgjigje, përse i ke dhënë koncesionarit të Tiranës një punë prej 45 mln euro?

Erion Veliaj: Do të më lësh që të flas. Të kam dhënë leje ndërtimi, je përfituese.

Jorida Tabaku: Nuk jam përfituse, po gënjen. Ku je bazuar, përgjigju këtu.

Erion Veliaj: Po ta ilustroj, është marrëdhënie mes privatëve.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit