Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaci dëshmoi sot në komisionin hetimor të inceneratorëve në Kuvendin e Shqipërisë. PD e akuzon se pavarësisht kundërshtimit nga Agjencia e Prokurimit Publik në kundërshtim me sugjerimin përgatiti vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kaloi mbështetjen financiare për inceneratorin e Elbasanit. Por Ëngjëll Agaci e mohoi këtë duke deklaruar se një vendim i tillë nuk ekziston.
Kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku u shpreh se qeveria ka qenë në dijeni të korrupsionit në inceneratorin e Elbasanit, referuar një shkrese të sekretarit të përgjitshëm të ministrisë së Financave, por Agaci e mohoi që të kishte dijeni.
“Ky vendim për inspektim financiar i sekretarit të ministrit të Financave, na bënë të mendojmë që ministri dhe kryeministri e kanë ditur me kohë që kontrata koncesionare e Elbasanit ka pasur këto vepra, ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për keqmenaxhim financiar. A ka pasur sekretari dijeni për këtë vendim, a ka pasur dijeni kryeministri që ka filluar një inspektim financiar për këtë kontratë koncesionare.
Ne jemi njoftuar se qeveria paska qenë në dijeni për korrupsion të nivelit të lartë. Ne marrim vesh që qeveria shqiptare ka pasur dijeni për këto vepra, pra ne kuptojmë se qeveria e dinte një vite e gjysmë më parë se çfarë ka ndodhur me kontratën e Elbasanit” tha ai.
/5pyetjet.al