Situata në zonën e “5 Majit” në Tiranë mëngjesin e sotëm ishte mjaft e tensionuar, pasi menjëherë sapo nisi aksioni për prishjen e banesave, banorët kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të fadromave të IKMT-së dhe të kordonit të policisë.
Forca të shumta policie janë akoma në zonë për të larguar dhe mos lejuar banorët që të afrohen, pasi i nxorën nga shtëpitë.
Sot në këtë zonë është parashikuar që të prishen rreth 12 banesa. Banorët kanë paralajmëruar protesta dhe grevë urie.
Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.
/5pyetjet.al