-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD paraqet në KQZ provat për Elton Banon: Ka qenë i dënuar për vjedhje në Angli

Kryesoret

Partia Demokratike ka paraqitur pranë KQZ informacionin e plotë për dënimin për vjedhje të kandidatit të “Shtëpsië së Lirisë”, Elton Ilir Bano, që duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga autoritetet ligjzbatuese angleze.

Deklaratë e Partisë Demokratike dega Lushnje:

Gjuha e rrugës nuk është model politik. As kopjimi i sjelljes së Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, etj. nuk është shpëtim. As viktimizimi nuk është zgjidhje.

Cilido që kërkon besimin e qytetarëve, qoftë edhe kur përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, ka detyrimin të jap shpjegime për të kaluarën e tij. Askush nuk duhet të ketë frikë nga asnjë proces verifikimi. Përgjigja e institucioneve do bëjë transparencë për qytetarët e Lushnjes dhe pastërtinë e figurës së secilit kandidat.

Partia Demokratike ka paraqitur pranë KQZ informacionin e plotë për dënimin për vjedhje të kandidatit të LSI-PDK Elton Ilir Bano, që duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga autoritetet ligjzbatuese angleze. Kushdo duhet të ruaj qetësinë dhe të jetë i vërtetë me votuesit. Fshehja e procedimeve apo dënimeve nga autoritetet ligjzbatuese të huaja, jo vetem ndalon zgjedhjen apo kandidimin, por përbën vepër penale që dënohet me burgim.

Ne jemi të vendosur të kërkojmë respektimin e ligjit ndaj kujtdo dhe nga kushdo. Ky është modeli ynë, respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit