Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar ditën e sotme qytetarëve të Durrësit pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.
Ai ka folur dhe në lidhje me dëshminë e tij ditën e nesërme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Në bashkëbisedim me qytetarët, Rama deklaroi se ky komision krijoi mundësinë për të parë se e vërteta lidhur me inceneratorët është krejt ndryshe.
“Temat janë të gjitha njerëzore, të jetës së përditshme. Kështua duam të jenë gjithmonë, ta kthejmë në një praktikë të përvitshme. Për të pasur komunikim më të afërt me njerëzit. Kur vjen puna në Kuvend është e pamundur. Aq më tepër që tani është komplikuar situate, është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte.
Disa kohë më parë, dhe gara është bërë shumë më e egër, por jo në kuptimin e argumenteve. Bëhen debate kush je ti e klush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Përtej kësaj problematike që po ndodh në atë komision, u krijua një mundësi për të parë që e vërteta është diçka krejt tjetër. Mezi po pres që të shkojë nesër, mos e humbni nesër”, deklaroi Rama.
/5pyetjet.al