Kanë qenë të shumta rastet kur janë zbuluar shtëpi që përdoreshin për rritje të kanabisit në Angli Spanjë apo shtete të tjera në Europë, nga shqiptarët.
Megjithatë, shqiptarët kanë nisur ta bëjnë një gjë të tillë edhe në kontinentin e largët, Australi. Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar me 11 dhe 13 vjet burg për kultivim të kanabisit dhe pas kryerjes së dënimit do të deportohen për në Shqipëri.
Dy vëllezërit, 45-vjeçari Emilio dhe 42-vjeçar Ivan Lukaj janë dënuar me burg dhe më pas është caktuar masa e depërtimit nga Australia. Televizion 7NEWS Australia ka publikuar pamjet e ndërhyrjes së policisë në pronën ku të dy vëllezërit kultivonin sasinë e kanabisit në fermën që kishin ngritur në Adeliade të Australisë.
Në pamje duken oficerët e policisë duke shqyer dyer me vare dhe duke hyrë me forcë në fermën e kanabisit. Ata gjetën qindra rrënjë kanabisi të mbjellë në shtëpinë e barit të ngritur nga të dy vëllezërit shqiptarë, të cilët përveç kultivimit, trafikonin edhe lëndët narkotike.

Ata u vendosën në pranga pas një hetimi intensiv 6 mujor ndërsa kishin ndërtuar një fermë kanabisi të sofisitikuar. Tashmë pas dënimit me burg përkatësisht me 11 dhe 13 vjet burg për secilin, ata do të depërtohen nga Australia.









