Situata në zonën e “5 Majit” në Tiranë është tensionuar, pasi menjëherë sapo ka nisur aksion për prishjen e banesave, banorët kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të fadromave të IKMT-së dhe të kordonit të policisë.
Sot në këtë zonë është parashikuar që të prishen rreth 12 banesa ndërsa banorët janë bërë bashkë dhe kanë kundërshtuar edhe me forcë policinë dhe IKMT.
Ndërkohë nga ana tjetër forca të shumta policie janë në zonë të cilët po përpiqen të largojnë banorët nga banesat e tyre.
Ditën e djeshme ata protestuan para zyrave të ARRSH, ndërkohë kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, deri në grevë urie para Kuvendit, ose poshtë banesave të tyre.
/Panorama