Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dëshmuar sot në komisionin hetimor për inceneratorët në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe në fund deputeti i PS, Alqi Bllako, i akuzuar nga Partia Demokratike si i implikuar në aferën e inceneratorëve.
Debati në komision
Jorida Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak.
Erion Veliaj: Dicka që duhet ta lexoj këtu, nuk mund ta merrni
Jorida Tabaku: Ju lutem administroni vendimin e këshillit bashkiak
Erion Veliaj: Jam duke u përgjigjur. Patjetër, por nuk mund të ma marrësh dot nga dora.
Jorida Tabaku: Ju po gënjeni.
Erion Veliaj: Ti je dënuar për shpifje.
Jorida Tabaku: Ju lutem stafi, merrni dokumentin. Cfarë frike keni?
Erion Veliaj: Jo, nuk mund të më merrni nga dora diçka që jam duke e lexuar.
Jorida Tabaku: Më lexo dhe administro vendimin. Po pres.
Erion Veliaj: Do ta jap. Nëse më ke thirrur do të më dëgjosh. Sepse u ekspozua një gënjeshtër të madhe.
Jorida Tabaku: A keni kthyer në emër të Alqi Bllakos?
Erion Veliaj: Po.
Jorida Tabaku: Kaq kisha.
Erion Veliaj: Merr pushim, qetësohu, unë mund të rri tre ditë këtu.
Jorida Tabaku: Unë jam shumë e qetë.
Erion Veliaj: Bashkë jemi përballur dhe gjykata të ka dënuar për shpifje.
Jorida Tabaku: Ti e përdor SPAK-un, si qen sulmi. Ti e përdor prokurorinë, unë, jo ky është ndryshimi.
Erion Veliaj: Qetësohu. Merr pak ujë dhe pije.
Jorida Tabaku: Për cfarë është vendimi i këshillit bashkiak?
Erion Veliaj: Për buxhetin e landfillit moj?
Jorida Tabaku: Hëëëë (qesh), po gënjen nën dëshmi. Po gënjen.
Erion Veliaj: Po mirë, si i bëhet, ca është ky njeri?! Përsa kohë prona është shtet, nuk kam për cfarë e pyes Këshillin Bashkiak.
/5pyetjet.al