-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëllezërit e talentuar nga Kosova, interpretojnë me 5 instrumente muzikore

Kryesoret

Blini dhe Drini Blakaj janë dy vëllezërit nga Kosova, të cilët janë të dashuruar me traditën. Blini i bie daires dhe tupanit, teksa shkëlqen edhe në vallet popullore. Nga ana tjetër, Drini i bie çiftelisë, pianos, fyellit, defit dhe tupanit.

Me veshje popullore, djemtë kanë treguar se vijnë nga familje muzikantësh, madje talentin e kanë trashëguar nga babai. Djemtë kanë zbuluar se dhe pse në moshë të vogël, kanë nisur koncertet me pagesë.

“E kemi mësuar nga babai, i cili i binte çiftelisë dhe ne e kemi mësuar nga pas. Unë e kam filluar prej moshës 4-vjecare. Kam qenë në një kurs, i cili ka qenë edhe i vallëzimit por edhe i instrumenteve të ndryshme. Kemi marrë pjesë në shumë qytete në koncerte, në Shkodër, Berat dhe shumë qytete të tjera. Berati na ka pëlqyer shumë. Kemi dhënë koncert te mali i Tomorrit”, tha Drini.

“Sa i përket veshjeve, e kemi mamin rrobaqebëse dhe na i bën ajo”, shtoi Blini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit