Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar për plotë 10 orë këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, duke qenë dëshmitari i fundit për këtë çështje.
Dëshmia e kryeministrit u shoqërua me debate, shpesh herë të forta me anëtarët, ironisë, shpesh herë edhe batutave mes palëve.
Në fund, Rama nxori një letër ku kërkoi nga Tabaku se nga dalin 430 milionë nga kjo aferë. “Zonja Tabaku, si është e mundur që angazhimin prej 360,6 milionësh që ka marrë shteti shqiptar deri në vitin 2047 për të bërë këto pagesa që Shqipëria të çojë plehrat atje, ju e quani vjedhjen e shekullit?”
Tabaku: Ky Komisionin ka vijuar punën me seriozitet këto katër muaj. Si ka mundësi që çdo koncesion të dyshimtë e mbroni me të gjitha atributet që ju jep posti i kryeministrit? Si ka mundësi që sulmi që keni përdorur edhe ndaj zonjave të opozitës dhe të opozitës dhe nuk ngrini pikëpyetje që ndoshta faji mund të jenë edhe në anën tjetër? Si ka mundësi që hija e dyshimit është vetëm te ne edhe pse kemi këto tre kontrata dhe këto tre persona në kërkim?
Rama: Ju duhet të ballafaqoheni seriozisht…Koncensioni i Tiranës është investim privat, asnjë lek nga buxheti i shtetit.. Paguhet çdo njësi që çdo mbetjet atje. Nuk është 100 mln, por 86.9 i gjithë totali i parave që janë shpenzuar. Nëse ka pasur shkelje apo korrupsion janë çështje e SPAK,. Zonja Tabaku si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në 2047 për të vijuar të bëjë këto pagesa…Tirana, Vora, Durrësi, Kavaja të çojë plehra atje…Me ça teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mnl dhe ja keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre. këto janë para që nuk i janë marrë askujt. Këtë më thoni ju mua…Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri që është analfabetizëm politik…
Tabaku: Nëse unë dhe PD paskemi këtë super propangandë dhe këto 430 mln euro nuk janë të sakta, nuk di çfarë të them. Përveç të sotmes ke koncensionuar edhe të ardhmen.