Ditën e sotëm ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në një takim me banorët e Spitallës në qytetin e Durrësit për të bërë prezantimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.
Në fjalën e tij Muka përmendi problemin e velierat që kanë kushtuar 10 miliardë lekë, për ca pllaka të bardha dhe ca kunja që pengojnë kalimin, ndërkohë që sipas tij me këtë shumë mund të zgjidheshin problemet e zonës.
Ai cilësoi që në Durrës janë dyfishuar mbledhja e taksave të cilat nuk po shkojnë në ndihmë të qytetarëve.
Në fund të fjalës së tij ai u shpreh se qytetarët tek ai nuk do gjenin një kryetar por një mik, me të cilin mund të qanin hallet e qytetarëve. /5pyetjet.al