Ambasada amerikane në Tiranë njofton se Njësia Hetimore Ndërkombëtare përfundoi një trajnim të specializuar me Policinë Kufitare, duke u përqendruar në teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimin e aftësive të vlerësimit të riskut.
Më tej ambasada thekson se duke rritur ekspertizën dhe bashkëpunimin “tonë, ne vazhdojmë të përforcojmë përpjekjet tona të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare dhe mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e kufijve tanë dhe sigurinë kombëtare”.
Ambasada është mjaft aktive pas paralajmërimit pak ditë më parë për sulme të mundshme nga Irani.









