Nënkryetarja e LSI Brisida Shehaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ditën e sotme në lidhje me dënimin me 17 vite burg të biznesmenit Italian Francesco Becchetti.
Ajo e ka cilësuar gjithë situatën si një teatër.
Gjithashtu Shehaj shtoi se për dënimin në arbitrazh do ishte arrestuar me kohë Veliaj për SMS-të që I dënuan 130 milionë euro.
“Deri më sot kam pritur në heshtje dhe nuk jam shprehur për dosjen “Becchetti”. Por sot kur shoh në atë teatër që të përmendet si sukses dënimi, ju them: Heshtni, heshtni!
Ajo dosje është puna e asaj administrate tatimore që sot janë hedhur në rrugë dhe puna e Antoneta Sefdarit që u largua nga puna si prokurore. Do vijë dita që të flas më gjatë për ata që na shitën, për ata që nuk na mbrojtën kur na kërcënohej jeta. Ata që i bënë këto gjëra, sot janë drejtora dhe vendimmarrës të lartë. Sa për dënimin në arbitrazh, do ishte arrestuar me kohë Erion Veliaj për ato SMS-të që na dënuan 130 milionë euro”, shkruan Shehaj.
/5pyetjet.al