E ndërsa nga Ekuadori u lirua, Dritan Rexhepi i konsideruar si kreu i një organizate kriminale që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës tashmë po përballet me hesapet që ka lënë hapur me drejtësinë në Itali.
Prokuroria italiane ka dhënë pretencën duke kërkuar 20 vite burg ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale.
Gjithashtu burg është kërkuar edhe bashkëpunëtorët e tij. Shqiptari me “alarm të kuq” nga Interpol është arratisur tre herë nga burgjet, në vitin 2006 nga Policia e Durrësit, në 2011 nga burgu në Itali dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë po në 2011.
Pasi të mbarojë dënimin në Itali, Rexhepi duhet të vuajë burgun edhe në Shqipëri 25 vite për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.
/5pyetjet.al