-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen mbi 80 kilogramë heroinë në Hanin e Elezit, arrestohen 7 persona

Kryesoret

Një sasi prej 83,5 kilogramë heroinë është sekuestruar këtë të mërkurë në doganën e Hanit të Elezit, ndërsa janë vënë në pranga 7 persona.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

Sipas prokurorisë droga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia”.

“Po ashtu është sekuestruar një kombi e një veturë e tipit Land Rover”.

Më tej theksoi se gjatë ditës janë bastisur edhe disa lokacione, në Pejë edhe Prishtinë është duke vazhduar bastisja edhe në pesë zona të tjera ka thënë Jashari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit