-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koka në burg, Rama: Me Lefterin punova shumë mirë, por jam i lumtur për drejtësinë (Live-Debati)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve sqaroi se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 milionë euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit. Ai u shpreh se deri në vitin 2047 shkojnë 360 milionë euro. Kreu i qeverisë deklaroi se 100 milionët Euro për të cilën akuzohet qeveria se janë paguar nga thesari i shtetit, janë fantazi. “Deri më tani janë paguar 55.3 milionë euro për ndërtimin e impianteve në Elbasan dhe Fier, ndërsa në Tiranë,  investimi kryhet 100% nga privati. 87% e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve”. Kryeministri u shpreh krenar për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Kur u pyet për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se “Unë udhëheq. Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”. Në dëshminë para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Rama tha se sjellja e ish-ministrit Lefter Koka nuk ka lidhje me këto vepra dhe se ai është nën akuzë për korrupsion që ka kryer me palë të treta.

Debati në komision

Tabaku: Zoti Rama betohuni

Rama: Betohem se do ju them të vërtetën, vetëm të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës

Jorida Tabaku: A është Lefter Koka pronar përfitues?

Rama: Kam ardhur në këtë komision dhe jam njohur me detyrimet e mia dhe tuat dhe në ligjin për komisionet hetimore kam lexuar, që komisioni nuk mund të kthehet në gjykatë, të fyejnë ap prekin dinjitetin personal të personave të thirrur. Këtë e keni bërë në mënyrë shumë të përsëritur si grup i strukturuar kriminal. Ju bëni punën tuaj, unë timen dhe mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, por ky është një sugjerim. Komisioni është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetje të plotë. Opozita është e lirë të bëjë gjithçka ka dashur dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Nëse dëshironi të mbetem i tillë deri në fund, respektoni ligjin, nëse bëni zgjedhjen si në ditët e tjera unë do u përgjigjem po ashtu. Tani po kthehem te pyetja juaj.

Tabaku: Është në interes të këtij komisioni të zbardhim këtë aferë. Këtu do të flasim për fakte dhe prova, ne si anëtarë, ju si kryeministër.

Rama: Sa i përket komentit tuaj, sapo e shkelët ligjin, sepse folët për aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, TV dhe rrjetet sociale, por jo këtu.

Tabaku: Ju keni miratuar një ligj për pronarët përfitues, a është Lefter Koka një pronar përfitues?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv dhe unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të qeverisë, dhe jo si pronar përfitues.

Tabaku: Unë kam 51 pyetje, do të përpiqem që të jem shumë korrekte, ju lutem përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako një pronar përfitues?

Rama: Ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Këto shkruajini në raportin përfundimtar. Faktet këtu

Tabaku: A është Arben Ahmetaj pronar përfitues?

Rama: Unë e kuptoj që Big Brother ka krijuar një audiencë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, apo zgjohet me kë, nuk janë parashikuar në dispozitat e kryeministrit. Si kryeministër, kjo është jashtë kompetencave të mia, që të informohem dhe të studioj miqësitë. Si dëshmitar mendoj se prapë po shkelni ligjin. Jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë në modë pantallonat e shkurta në kohë dimri, se cfarë bëjnë të tjerët, kam refuzuar të jap shpjegime edhe për veten time. Mos mu drejtoni me tre emra, por vetëm zoti dëshmitar.

Tabaku: Aferën e përmendët ju,  lideri mban përgjegjësi për vendimet e qeverisë edhe për implikimet dhe ndikimet që kanë lidhjet miqësore që kanë vendimmarrjet në buxhetin e shtetit. Unë e kuptoj kjo ka krijuar shoë për shqiptarët, por jo për mua, unë di të lexoj shifrat dhe faktet. A jeni në dijeni të faktit, se me inceneratorët Shqipëria është në kundërshtim me BE?

Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, dhe jo unë. Kjo nuk është sallë e mbyllur, por arenë e hapur dhe shikon e dëgjon ai. Përgjegjësia është individuale se kush rri me kë apo fle me kë. Deri tani nuk me pyetur për ndonjë vendim qeverie. Deri tani më ke pyetur që njëri njeh njërin….këto nuk janë cështjet e mia dhe përgjegjësitë e liderit është mirë që t’i lëmë për ndonjë bisedë tjetër, sepse do të ishte një bisedë e parehatshme për ju. Të kthehemi te BE. BE nuk është kundër.

Tabaku: Dëshmitar në tre progres raportet e fundit, BE është shprehur se inceneraorët janë zgjidhja më pak e preferuar.

Rama: Këtu ishit e saktë. Në pyetjen e parë thatë që BE është shprehur kundër, tani thatë atë që tha BE, që ka shprehur shqetësim, sepse nuk është zgjidhja më e preferuar. BE flet për nivelin shumë të ulët të ndarjes në burim të mbetjeve, të riciklimit, sepse këto janë preferencat e BE-së. Dhe e fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Inceneratorët janë impiante të viteve ’70-80, që e digjnin produktin, por nuk prodhonin energji. BE sot ndanë në burim dhe riciklon masivisht. Por edhe në vendet me standardet më të lartë impiantet e trajtimit vijojnë që të ndërtoheshin.

Tabaku: Edhe ju ishit i saktë se për momentin nuk ndodh asnjë incenerim.

Rama: Unë nuk e thashë atë, ju lutem, hiqni dorë nga citimi i shtrembër i fjalëve të mia. Ishin vendime deri pardje, dje u bënë procedura, ju i keni marrë përgjigjet nga dëshmitarët paraardhës. Unë jam kryeministër dhe kryeministri zgjidhet për të udhëhequr që do të thotë, cfarë dhe pse? Cfarë do të bëjmë dhe pse do e bëjmë dhe pastaj si do ta bëjmë këtë, ka një makinë të tërë shtetërore, që është aty për të bërë punën e vet. Dhe kjo makinë shtetërore, sikundër ka dalë këto ditë, ka bërë punën e vet dhe nuk kam asnjë arsye sot, që t’i vë presje apo pikëpresje të gjitha pikave që u kanë vendosur dëshmitarët, ministra, apo ish-ministra. Unë kam ardhur të dëshmoj si kryeministër.

Tabaku: Nga administratorët e kompanive por edhe zyrtarët e shtetit, nuk mbajnë mend, nuk dinë. A mbani mend mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor për financimin paraprak për koncesionin e Elbasanit?

Rama: Për amnezinë nuk keni përse e ndani me mua. Unë nuk refuzoj ti përgjigjem asnjë pyetje, por unë dua të dëshmoj si kryeministër, por nëse do të hyjmë në debat, jam gati, por ju dhe unë nuk e dëshiroj.

Tabaku: Lëri komentet.

Rama: Mos interfero vokalisht me mua. Unë nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja.

Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë së 17 dhjetorit?

Rama: Ju se dini si funksion mbledhja e qeverisë. Mbledhja është kurorëzimi i një procesi legjislativ për akte ligjore që fillon nga sektori bazë, i cili është në nevojë për aktin, në kombinim me sektorë të tjerë rrugës, kalon në gjithë ato filtra dhe vjen tek unë. Kryeministri është shumë thjeshtë, ku do të shkojmë, cfarë do bëjmë, si do ta bëjmë, janë të gjithë ministrat dhe makineri shtetërore. Nga pikëpamja e përgjegjësive individuale, përpara ligjit për të cilat organi i hetimit identifikon shkelje, është diçka që i takon, është në tagrin e secilit, jo e vendimmarrjes së qeverisë. Shteti është i keq shumë, tundon të madh e të vogël.

Ndërhyn Tabaku

Rama: Mos më ndërpre, mos interfero.

Tabaku: Me qetësi të lutem, po të drejtohem me respekt.

Rama: Faleminderit për respektin. Kur më pyesni a e mban mend datën filan për mbledhjen, sikur është ndonjë mbledhje për të sulmuar, nuk e di se kë, për cfarë duhet ta mbaj mend? Për mua kjo është një nga vendimet që qeveria ka marrë, nuk ka rëndësi nëse e mbaj mend, unë i qëndroj. Unë nuk mbaj mend vendime qeverie….mua mos më cito sipas qejfit, fatkeqësisht për ju jam i gjallë këtu. Mua mos më ofendo inteligjencën.

Ndërhyrje nga salla

Tabaku: Ju lutem, kolegë

Rama: Zonjë mos më cito mua gabim. Unë thash, pyetja a e mban mend këtë mbledhje nuk bën sens, se unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, jo se dua t’i shmangem, por mbledhja e qeverisë është mbledhje pune rutinë. Unë mbaj mend vetëm një mbledhje qeverie, kur vendosëm flamurin e Ismail Qemalit aty.

Tabaku: Mos ngrini zërin këtu, se nuk më intimidoni

Rama: Frikë duhet të keni vetëm nga vetja

Tabaku: Frikë duhet të keni ju nga ligji, kur një ish-ministër është në burg, ironinë lëri jashtë

Rama: Kam ardhur të dëshmoj si kryeministër dhe jam shumë i fokusuar, mos më ndërprisni. Po ju tregoj rolin tim, përse e mbështes dhe jam krenar për këtë punë.

Tabaku: Ju lutem….

Rama: Unë po u jap përgjigje për financimin

Tabaku: Patjetër

Rama: Po mbylle pra, atë mikrofon, ca patjetër, patjetër. Dëgjoni logjikën e financimit atëherë.

Tabaku: A jeni në dijeni që tre inceneratorët financohen nga buxheti i shtetit?

Rama: Ka një temë në jurispodencë që ma ka mësuar avokat Ngjela, “lajthitje në objekt”. Dy janë financuar nga buxheti jo tre. Unë nuk iki pa ju dëgjuar, madje nëse lodheni ikni dhe sillni të tjerë këtu.

Tabaku: Zoti Rama, me qetësi. Më dëgjo mua me respekt dhe jo urdhër. Urdhërat jashtë kësaj salle me vartësit tuaj. Lëri komentet, fokusoheni këtu. Lëre retorikën me tym plehrat na ka detyruar të mbledhim këtë komision.

Rama: Ju bëtë një gabim në raport personal, fyet dëshmitarin, unë ju dhashë përgjigje, ju thatë kështu ua kanë thënë.

Tabaku shikon telefonin

Rama: Dëshiroj vëmendjen tuaj, pasi edhe më shikoni gaboheni. Kërkoj një ndjesë për fjalën aferë që përdorët.

Tabaku: A keni dijeni që për 100 milionët eurot që keni dhënë nga buxheti i shtetit për inceneraotrët

Rama qesh me ironi: Mua më kërko ndjesë ose do të rrimë këtu deri në 6 mars.

Ndërhyn Felaj

Rama: O Ermonela të lutem, se kam ardhur i gjithi i futur në lëkurën e dëshmitarit. Më bëni një ndjesë të vogël se thatë që përgjigja nuk ishte e imja, por ma kishin thënë.

Tabaku: Mos mbani peng komisionin.

Rama: Ju mbase nuk keni dashur ta thoni, por e thatë, unë kërkoj ndjesën tuaj dhe pastaj të fokusohemi këtu. A ka mundësi të më jepni një ndjesë shumë modeste për cenimin e dinjitetit, të dëshmitarit.

Tabaku: Kërkoj ndjesë nëse dinjiteti juaj është cenuar nga komenti im.

Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht.

Tabaku: 100 mln euro janë paguar nga thesari i shtetit për inceneratorët.

Ndërhyn Rama

Tabaku: Me qetësi, me qetësi….

Rama: Mos më me këtë me qetësi, se mu bëre si Ilir Meta, futi edhe një dashuri tani, se ai e përdorte këtë kur ishte në stres, me qetësi, me qetësi.

Ndërhyn Felaj

Tabaku: A ke nevojë të flasë Ermonela, i thuaj të flasë Ermonela.

Rama: Me ju përballë, të kem unë nevojë për Ermonelën? Joooo

Tabaku: Thesari i shtetit për tre koncesionet ka dhënë 100 mln euro.

Rama: Prit tani, se këtu fle lepuri, këtu është thelbi. Tani zonja kryetare, jemi shumë dakord deri tek 55 mln euro, 30.6 mln euro për Elbasanin dhe për Fierin 24.7 financim i shtetit për ndërtimin, por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve, me zero për qytetarët dhe bashkinë edhe Fierin edhe Elbasanin, zero. Kjo është formula. Se kur dëgjova 430 mln euro që thatë ju, thash ku i kanë çuar këta të grupit të strukturuar kriminal?!

Tabaku: Zoti dëshmitar me qetësi

Rama: Sa herë të më thuash me qetësi, do të them me dashuri. Impianti në Tiranë ndërtohet 100% me paratë e kompanisë.

Ndërhyn Tabaku: Mos ngre tonin e zërit këtu

Rama: Plehrat përpunohen me para….

Tabaku: Zoti dëshmitar, 100 mln euro pagesa, shpjegohu.

Rama: Mua mos më ndërprit. E kam bërë një komision hetimor këtu me sjellje inkuizicionale. Tani ose bëj pyetjet dhe prit, ose fyej, por se cfarë të pret nuk dihet pastaj.

Tabaku: Me këtë ton drejtohuni vartësve tuaj. Fokusohemi këtu. 100 mln eurot…

Rama: Pusho se e ke atë zërin shumë gërricës

Tabaku: Ule zërin këtu, mos bëj ofendime, a mund të kesh respekt, ka mundësi të qetësoshesh.

Rama: Uaaaa. Kërkoj tre minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e komisionit. Unë kërkoj ndjese nëse ngrita tonin, por merrni masa. Sekretarët e partisë përpara i kam pasur përpara kur kam qenë i vogël, por jo tani. Qetësohuni

Tabaku: 100 mln eurot…qetësohu, pi pak ujë

Rama: Unë kam ardhur për lekët, ok? Do të sqarojmë sot lekët një më një, se nuk iki pa i sqaruar. Mos më ndërprit më, të jetë e fundit

Tabaku: Këtë ton mbajeni me vartësit tuaj.

Rama: Zonjës nuk i përgjigjem më, nuk e meriton respektin tim

Tabaku: Kam të drejtën time për pyetjet, kam 51

Rama: Unë do i dëgjoj, por nuk përgjigjem se jeni në shkelje që nga fillimi, ju më ndërprisni fjalën dhe bëni komente. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit. Ky është komision hetimor, as prokurori dhe as gjykatë. 55.3 mln euro janë tek Elbasani dhe Fieri, financim direkt i buxhetit, janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është patjetër financim i bashkive dhe i buxhetit, por jo për investimin, jo për kompaninë, por për shërbimin, sepse nuk çon dot tonelatat me plehrat, ti thuash merri ti këto plehra se unë nuk paguaj dhe ne kemi të bëjmë me këto para. Kemi çmimin që paguajmë për ton; 29 euro. Këto para janë për shërbimin, jo që i ka marrë kompania, janë para që i jep qeveria mbëshetje pa rritur taksat për qytetarët për shërbimin, 29 euro. Sharra ishte një katastrofë.

Tabaku: 100 milionshi

Rama: Nuk ekziston. 55-a është tjetër, 36.9 është tjetër. Këto janë para që paguhen ditë për ditë dhe janë arsyeja pse Tirana është e pastër apo Durrësi. Ku janë 430 mln eurot?

Tabaku: Ka projekte të tjera të ngjashme që kanë mobilizuar fonde të tilla? Nuk u kam ofenduar, silluni me qytetari. Sa dhe si i keni ndjekur projektet e inceneratorëve?

Rama: Ashtu sikur kam ndjekur dhe ndjek projekte deri në detaje ditën dhe natën, por jo si inxhinier, supervizor dhe teknik, por si njeriu që kërkon që punët të bëhen shpejt, aq sa ju nuk ua ha mendja. Këtë e bëj me të gjitha projektet. Se nuk fle gjumë unë.

Tabaku: A jeni në dijeni që dy inceneratorë nuk ekzistojnë akoma dhe i Elbasanit është fikur?

Rama: Ndërtimi i këtyre veprave ka pasur problemet e veta, por Elbasani ka folur vetë, teknikalitetet e energjisë nuk më takojnë mua dhe unë u qëndroj, Fieri ka pasur një tjetër trajektore, sepse ka qenë një projekt i luftuar me trupa, janë vendosur trupa për t’u dhënë njerëzve ndaloni ardhjen e gjithë botës në Fier. Është bërë ndryshimi i vendit. Kështu që këto projekte janë një nga krenaritë e mia, pastaj punojnë, nuk punojnë, sa punojnë, janë cështje që kërkojnë vëmendje të madhe për t’i parë teknikisht. Se të thuash që është bërë gjithë ky investim dhe nuk punon është e rëndë. Një pjesë e procesit ka problematikën e vet, ju e dini.

Tabaku: A e dini që këto tre inceneratorë janë fituar nga i njëjti grup?

Rama: Kjo nuk është puna e kryeministrit dhe nuk hyn te gjërat që kam dëshirë të merrem, unë dua punën dhe rezultatin. Nëse dikush përtej detyrës ka bërë nga ato gjërat që nuk duhet, prandaj e kemi bërë reformën në drejtësi.

Tabaku: A e dini që tre procedura të ndryshme janë fituar nga i njëjti grup, dy prej të cilëve janë në kërkim?

Rama: Unë u përgjigja, nuk merrem me procedura, nuk më ngarkon as ligji dhe as pasioni. Kam besim te njerëzit dhe strukturat. Mua më intereson cfarë do të bëhet, ndërsa si do të bëhet nuk më takon mua.

Tabaku: Dy janë në kërkim sot për këtë…

Rama: Duhet sqaruar për cfarë, se kanë marrë këto 430 mln eurot, apo janë sepse në bazë të hetimeve dyshohet se kanë hyrë në një marrëdhënie korruptive me një ish-ministër, këto janë të ndryshme. Jam në dijeni që janë dy persona në kërkim dhe jam shumë i lumtur që reforma në drejtësi po funksion. Unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë.

Tabaku: A jeni në dijeni që prokuroria ka hapur një hetim

Rama:

Tabaku: A jeni në dijeni që buxheti vazhdon i paguan inceneratorët?

Rama: Po. Ata nuk janë duke u gjykuar, por hetuar dhe përsa kohë nuk kemi asnjë vendim vazhdon kontrata. Gjëra të thjeshta të punëve të shtetit, zonja Tabaku.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit